Ne e dimë që ju intereson se si përdoren informacionet e juaja që ju i ndani me ne, dhe ne e vlerësojmë besimin tuaj duke u kujdesur me ndjeshmëri dhe përgjegjësi të plotë. Ky njoftim për privatësinë përshkruan se si Spar Kosova J.S.C. mbledh dhe përpunon informacionin tuaj personal përmes faqeve të internetit (rrjetet apo aplikacionet sociale), dyqanit online dhe fizike. Duke përdorur Dyqanin Online të Spar Kosova J.S.C. ju jeni duke u pajtuar me praktikat e përshkruara në këtë njoftim të Privatësisë.

Cfarë informacioni personal në lidhje me klientët mbledh Spar Kosova J.S.C.?

Ne mbledhim informacionin tuaj personal në mënyrë që të sigurojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht produktet dhe shërbimet tona. Informacione që ju na jepni: Ne marrim dhe ruajmë çdo informacion që ju ofroni (sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale) në lidhje me blerjet online në Spar Kosova J.S.C. Ju mund të zgjidhni të mos jepni informacione të caktuara, por atëherë do të jeni të limituar dhe nuk do të mund të bëni blerje përmes platformës tonë.

Për cilat qëllime përdor Spar Kosova J.S.C. Informacionin tuaj personal?

Ne përdorim informacionin tuaj personal për të operuar, siguruar, zhvilluar dhe përmirësuar produktet dhe shërbimet që ne ju ofrojmë klientëve tanë. Këto qëllime përfshijnë:

Blerja dhe transporti i produkteve. Ne përdorim informacionin tuaj personal për të marrë dhe trajtuar porositë, për të ofruar produkte, për të procesuar pagesa dhe për të komunikuar me ju në lidhje me porositë, produktet dhe shërbimet dhe ofertat promovuese.

Sigurimi, rregullimi dhe përmirësimi i shërbimeve në platformën e blerjeve të produkteve online. Ne përdorim informacionin tuaj personal për të siguruar funksionalitet, për të analizuar performancën, për të rregulluar gabimet dhe për të përmirësuar përdorshmërinë dhe efektivitetin në platformën e blerjeve të produkteve online.

Që të komunikojmë me ju. Ne përdorim informacionin tuaj personal për të komunikuar me ju në lidhje me shërbimet e dyqanit online përmes kanaleve të ndryshme (p.sh., me telefon, postë elektronike, chat).

Parandalimi i mashtrimit dhe rreziqet e ndryshme. Ne përdorim informacione personale për të parandaluar dhe zbuluar mashtrimet dhe abuzimet në mënyrë që të mbrojmë sigurinë e klientëve tanë, në Spar Kosova J.S.C. Ne gjithashtu mund të përdorim metoda të pikëzimit për të vlerësuar dhe menaxhuar rreziqet e mashtrimeve.

Po në lidhje me cookie-t dhe identifikuesit e tjerë?

Për të mundësuar që sistemet tona të njohin shfletuesin ose pajisjen tuaj dhe të sigurojnë dhe përmirësojnë shërbimet tona, ne përdorim cookie dhe identifikues të tjerë.

A i shperndan Spar Kosova J.S.C. Informacionet tuaja personale?

Informacioni në lidhje me konsumatorët tanë është një pjesë e rëndësishme e biznesit tonë, dhe ne nuk jemi në biznesin e shitjes së informacionit personal të konsumatorëve tanë, të tjerëve. Ne ndajmë informacionin personal të konsumatorëve vetëm siç përshkruhet më poshtë dhe me filialet Spar-Kosova.com.

Spar Kosova J.S.C. kontrollon dhe mbron çdo informacion sipas rregullores dhe ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sa sigurt është informacioni juaj në Spar Kosova J.S.C.?

Ne implementojm sistemet tona me duke u kujdesur për sigurinë dhe privatësinë tuaj. Ne punojmë për të mbrojtur sigurinë e informacionit tuaj personal gjatë transmetimit duke përdorur protokollet dhe algoritme të enkriptimit. Ne ruajmë masa mbrojtëse fizike, elektronike dhe procedurale në lidhje me mbledhjen, ruajtjen dhe zbulimin e informacionit personal të klientit. Procedurat tona të sigurisë do të thotë që ne mund të kërkojmë herë pas here prova të identitetit para se t’ju zbulojmë informacione personale për ju.

Pajisjet tona ofrojnë veçori të sigurisë për t’i mbrojtur ata nga aksesi i paautorizuar dhe humbja e të dhënave. Është e rëndësishme që ju të mbroheni nga aksesi i paautorizuar në fjalëkalimin tuaj dhe në kompjuterët. Sigurohuni që të çaktivizoheni kur të keni përfunduar duke përdorur një kompjuter të përbashkët.

Në çfarë informacioni mund të kem qasje?

Ju mund të hyni në informacionin tuaj, duke përfshirë emrin tuaj, adresën, opsionet e pagesës, informacionin e profilit, historinë e blerjes në seksionin “Llogaria juaj” në webfaqen e Spar Kosova Online Store.

A lejohen fëmijët të përdorin shërbimet e platformës së Spar Kosova J.S.C.?

Spar Kosova J.S.C. nuk shet produkte për blerje nga fëmijët. Nëse jeni nën 18 vjeç, mund të përdorni shërbime e platformë së blerjeve online, vetëm me përfshirjen e një prindi ose kujdestari. Ne nuk mbledhim me vetëdije informacione personale nga fëmijët nën moshën 18 vjeç pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit të fëmijës.

Kushtet E Përdorimit, Njoftimet Dhe Ndryshimet

Nëse vendosni të përdorni shërbimet e platformës tonë, përdorimi juaj dhe çdo mosmarrëveshje mbi privatësinë i nënshtrohet këtij njoftimi dhe Kushteve tona të Përdorimit. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve bëhet në përputhje me zbatimin e ligjit valid në Republikën e Kosovës. Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me privatësinë në Spar Kosova J.S.C., ju lutemi na kontaktoni me një përshkrim të plotë, dhe ne do të përpiqemi t’a zgjidhim atë. Biznesi ynë ndryshon vazhdimisht, dhe njoftimi ynë për privatësinë do të ndryshojë gjithashtu. Ju duhet të kontrolloni webfaqet tona shpesh për të parë ndryshimet e fundit. Nëse nuk thuhet ndryshe, njoftimi ynë aktual i privatësisë vlen për të gjitha informacionet që kemi për ju dhe llogarinë tuaj. Ne qëndrojmë prapa premtimeve që ne bëjmë. Megjithatë, politikat dhe praktikat tona mund t’I ndryshojmë në avansimin e mbrojtës së informacionit të konsumatorit të mbledhur në të kaluarën, dhe nuk ndryshojmë asgjë pa pëlqimin e konsumatorëve respektiv.

Informatat e kompanisë dhe kontakti

Spar Kosova J.S.C.
Magj. Prishtinë – Ferizaj,
Gracanicë 10500 Cagllavicë
info@spar-kosova.com
+383 (0) 38 729 729